



Kanë kaluar afro dy vite nga zënka e Dafinës me Taynën pasi të dyja patën një bashkëpunim super të suksesshëm që dëgjohet edhe sot.




Kënga e tyre e përbashkët quhet “Bye Bye” dhe sado vajzat i kanë thënë bye bye raportit të tyre me kohë,biznesi është biznes,ndaj secila e këndon këngën akoma nëpër koncerte.




Një video në TikTok po bën xhiron e rrjetit pasi duket Tayna duke performuar këtë këngë në koncertin e saj dhe ndryshon tekstin.
“Bashk na kur vina,kërkush mo veç Tayna e Dafina”-thotë origjinali,por,Tayna e këndoi:”Kërkush mo veç Tayna e Doruntina”