Përbërësit
PËR BRUMIN PËR 3 PICA TË VOGLA
- 300gr miell
- 2 te verdha te vezes
- 10gr maj buke
- 1 lugë vaj
- 1 lugë sheqeri kripë
- 1/2 lugë sheqer
- 1 gotë ujë të vakët
- 1 gotë qumesht te vaket
PËR MBUSHJEN
- Përbërsit munde ti shtoni sipas dëshirës ( salc domatesh, pershute, sallam, veze etj)
Hapat
- Në një gotë me ujë të ngrohtë hedhim majen e bukës, pak sheqer dhe pak kripë d he i trazojmë që të treten
- Marim dy të verdha vezësh i përziejmë me gjysëm gote qumësht të vakët,
- Pastaj nisim përgaditjen e brumit me qumështin me vezë dhe duke i shtuar gotën e ujit të përgaditur me majën më parë, derisa brumi të jetë bërë një masë e ngjeshur, gjatë kohës që e ngjeshim i hedhim pak vaj ulliri, e punojmë brumin mirë dhe e mbulojmë më një leckë të pastër, dhe e lëm në ambient të ngrohtë për 40 minuta, derisa brumi të rritet.
- Më pas e ndajmë brumin në pjesë dhe e punojmë me një kallëm (okllai) duke e lënë petën 5mm të trashë
- Petën e formuar e vendosim në tigan të cilin e kemi vendos në zjarrë më parë
- Mbi picë mundë të shtrojmë pak slacë domatësh, djathë, fetat e domates të holla, kungulleshka të coputara, përshutë (ose përbërës të tjerë sipas dëshirës), i hedhim djathë sipër, dhe e mbulojmë me kapak
- Presim derisa djathi të jetë shkrirë, dhe mbas 15 minutash pica e pjekur në tigan është gati
- Përbërsit tjerë munde ti shtoni sipas dëshirës, por pica e shfaqur në foto ka vetëm këta përbërës