Përbërësit
- pure të domateve
- sallame në feta të holla
- rukola
- vaj ulliri
- kripë
- piper
- djathë që shkrin, lloji që preferoni
- Brumë për pica
Hapat
- Nëse keni marrë brumë të gatshëm, lëreni pak të pushojë përpara se ta hapni. Bëni një petë të madhe dhe prisni prej saj rrathë të vegjël për picat.
- Në një enë të vogël bëni bashkë purenë e domates me vaj ulliri, kripë e piper.
- Shtojani brumit bashkë me pak djathë në secilën dhe futeni në furrën e parangrohur në 20 gradë.
- Sallamin nëse doni, mund t’ia vendosni sipër edhe pasi ta keni nxjerrë nga furra, që të mos thahet. Rukolën, në çdo rast, do ta vini kur të shërbeni picat në pjatë.