Meda dhe Lulja tani më janë çifti që po komentohet më shumë në mediat rozë
Dyshja shfaqen gjithmonë të lumtur pranë njëri tjetrit, janë veprimet e tyre që shumicën e herave bien në sy, shkruan “Kosovarja
E gjithë jeta e tyre kalon nëpër sfida të shumta, duke u përballur gjithmonë më momente lumturie
Ani pse Lulja nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm në karrierën e saj, kur është fjala për qendër të vëmendjes barazohet me burrin e saj, i cili njihet si këngëtari më i mirë me tekste dhe projekte të ndryshme muzikore
Paraqitjet e tyre në rrjete sociale nuk mungojnë asnjëherë, pothuajse çdo lëvizje e ndajnë me ndjekësit e tyre
Mirëpo, së fundmi Meda dhe Lulja ndodhen larg njëri tjetrit, njëri nga qielli e tjetri nga shtëpia
Meda është ai i cili po fluturon drejt vendlindjes, shkaku i karrierës udhëton jashtë Kosovës, e që i duhet të jetë larg familjes së tij
Ndërsa, Lulja shfaqet nga oborri i shtëpisë duke shijuar kohën me shi
Mirëpo, nuk i dihet këtë ndjenjë gëzimi Lulja po e përjeton për shiun apo për ardhjen e burrit në shtëpi
Pa dyshim, është Meda ai i cili e lumturon, dhe me pa durim e pret burrin e saj në shtëpi, pasi që nuk është mësuar që të qëndroj larg personit më të rëndësishëm. /Kosovarja