Nënat janë afër vajzave të tyre që nga momenti kur ato e bëjnë hapin e parë, gjatë kohës kur janë në fazat e adoleshencës e deri në momentin kur vajzat bëhen vet nëna
Dhe pavarësisht se nënat e vajzat mund të kenë konflikte të vogla me njëra-tjetrën, duket se lidhja emocionale mes tyre qëndron e fortë gjatë tërë jetës, transmeton Telegrafi
Në fakt, shkencëtarët thonë se kjo lidhje është më e forta
Në një studim i cili ka pasur qëllim të kuptojë se përse depresioni dhe çrregullimet tjera të disponimit kryesisht trashëgohen nga nënat te vajzat, shkencëtarët kanë kryer skanime MRI në 35 familje të shëndetshme dhe ka zbuluar se nënat dhe vajzat kanë anatomi të njëjtë sa i përket pjesës së trurit që i rregullon emocionet
“Kjo ndërlidhje është shumë më e fortë sesa lidhja nënë-vajzë, baba-vajzë, dhe baba-djalë”, kanë thënë hulumtuesit
Pra, kjo do të thotë se vajzat janë më të prira t’i kuptojnë emocionet e nënave të tyre sesa çdokush tjetër, dhe anasjelltas
Kështu, herën tjetër që jeni duke pasur një ditë të vështirë, ndoshta është mirë të mbështeteni te personi që ju kupton më së mirë