Përbërësit
- 2-3 të verdha veze
- pak kripë
- 2 gota uji miell
- 1 litër qumësht
- çokollatë e shkrirë
- lajthia
- arra
- 2 lugë gjelle gjalpë
Hapat
- Si fillim përgatisim brumin e krepës. Rrahim të verdhat e vezëve në një tas të thellë, shtojmë miellin dhe i përziejmë. Ndërkohë, hedhim qumështin pak e nga pak derisa të na bëhet një masë e hollë kremoze, pa harruar të hedhim edhe kripën. Vendosim tiganin e sheshtë në zjarr me një majë luge gjalpë.
- Pasi ngrohet tigani, marrim sa një gjysmë gote uji përzierjen e brumit dhe e shpërndajmë në tigan me lugë. Brumi i krepit lihet rreth një minutë nga njëra anë dhe e kthejmë nga ana tjetër. Në mënyrë të tillë veprojmë për gjithë masën e brumit. Pasi ftohen, i hedhim përbërësit e tjerë dhe e mbyllim në formën e një trekëndëshi, duke i hedhim sipër pluhur sheqeri dhe çokollatë të shkrirë. Duhet të keni parasysh që bajamet, arrat dhe lajthitë të jenë të grira hollë.
- Si mbushje të krepave mund të përdorni edhe reçel qershie.
- Për ta servirur mund të përdorni dredhëza të paprera dhe banane.