Përbërësit
- 125 gr miell
- 1 vezë
- 300 ml qumësht
- 2 luge vaj
- Pak Krip
MBUSHJA:
- 25 gr margarinë
- 250 gr kërpudha
- 250 gr mish i bardhe pule (e grire ne katrorka dhe e zier)
- 3 luge magdanoz te fresket
- 1 qepë
SALCA BESHAMEL:
- 25 gr margarinë
- 2 luge miell
- 450 ml qumësht
- 150 ml ajkë kuzhine
- Krip
- piper i zi
- 25 g djathë i grirë kaçkavall
Hapat
- Perzijme vezen,shtojme qumeshtin,vajin,kripen dhe miellin.Perzijme mire qe mos te mbeten kokerrza nga mielli.Ne tiganin per pallaqinka te ngrohur fergojme nje nga nje pallaqinkat.
- Ne nje tigan qesim margarinen dhe qepen e grire imet.Fergojme derisa te zbutet qepa.
- Shtojme kerpudhat dhe fergojme derisa te zbuten edhe kerpudhat.
- Pastaj shtojme qumeshtin dhe ziejme ne temp. te ulet edhe per 5 minuta.
- Largojme qepen dhe kerpudhat nga ene ku jane zier ne nje ene tjeter.
- Ne ene qe jane zier krepudhat dhe qepa shtojme margarien dhe ngrohim derisa te shkrihet margarina.
- Ne po kete ene shtojme miellin dhe fergojme per pak minuta (jo te merr ngjyre mielli).
- Gjysem ne sacles beshamel e qesim ne enen me mishin e zier te pules,kurse ne pjesen tjeter te salces beshamel shtojme ajken per zierje dhe perziejme.
- Me salcen me mishin e bardhe mbushim pallaqinkat.
- Me salcen beshamell shtrojme ne taven per pjekje nje shtrese sa mbulon tere siperfaqen e taves ,radhisim pallqinkat e mbushura dhe pjesen tjeter te salces e qesim persiper pallaqinkave.
- Persiper qesim djathin kacakvall te grire ne rende dhe pjekim ne furre te nxehte 200 grade derisa te marrin ngjyre te kuqrremt.