Përbërësit
- 400 gr miell
- 2 filxhanë kungull
- 200 gr sallame Hako
- 1 filxhan Karrota te grira
- 1 filxhan miser
- 1 vezë
- 2 lugë kos
- 1/2 lugë çaji kripë
- 1/2 filxhan djathë i grirë
- piper i zi
- pluhur për pjekje
- 13 lugë vaj bimësh
- perime sipas dëshirës
Hapat
- Copëtojmë kungullin dhe i kullojmë lëngun.
- Shtojmë karotat, misrin, sallamin Hako dhe perimet e tjera.
- I përziejmë mirë.
- Shtojmë vezën, kripën, piperin dhe kosin.
- Në një enë tjetër përziejmë miellin, pluhurin pjekës dhe djathin.
- E hedhim në enën ku është masa me perime dhe i përziejmë.
- Nxehim vajin në një tigan.
- Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe ajkë.
- I skuqim krepat dhe i shërbejmë të ngrohta ose të ftohta./Living/