Përbërësit
- 250 g miell i paperpunuar
- 250 g miell i bute
- 150 g gjalpë
- 50 g sheqer
- 2 te verdha te vezes
- 1 vezë
- 30 g buke
- 2 luge rum
- 1 dl qumësht
- 1 lëvore limoni
- vaj
- Krip
- marmalate
- per sperkatje sheqer pluhur
Hapat
- Perzihet mielli papërpunuar me miellin e butë, shtohet kripë dhe nxehet pak.
- Në miell shtohet gjalpi, sheqeri, e verdha e vese, 1 veze.
- tharmi bukes i lagur me pak ujë, rumi, qumështi, lëvorja e limonit kaluar në rende dhe me të gjitha përgatitet brumi.
- Mbulohet me pecetë dhe lihet që të qëndrojë për 45 minuta në ambient të ngrohtë për tu dyfishuar.
- Brumi i dyfishuar hidhet në tavolinë pune të përmiellur dhe shtrihet në trashësi rreth 1 cm.
- Me formë të rrumbullakët priten krepat dhe renditen në pjesën e lirë të tavolinës së punës që të fryhen përsëri (rreth 20 minuta).
- Në enë për fërgim hidhet mjaft vaj dhe vendoset krepat për tu fërguar, njëherë nga njëra anë dhe pastaj nga ana tjetër.
- Krepat e fërguara nxirren nga vaji, kullohen. lyhen me marmelatë dhe spërkaten me sheqer pluhur.