Dyshja tashmë të lidhur në një romancë dashurie, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli, kanë marrë vëmendjen e publikut duke u ndjekur në çdo hap që ata e publikojnë nëpër rrjetet sociale
Së fundmi çifti duket se janë nisur për në pushime mirëpo jo gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet
Në aeroplanin që ata kanë hipur për të udhëtuar drejt destinacionit të tyre, u ka ndodhur diqka e pazakontë
Një grua e moshuar, duket se është bërë shkas që ata të jenë të ulur larg njëri tjetrit në ulëset e aeroplanit
Arbenita nëpërmjet disa postimeve në Instastory ka zbuluar këtë gjë mjaft qesharake
“Një gjyshe nuk na lejoj të uleshim bashkë”: ka shkruar Arbenita në një foto të publikuar në llogarinë e saj në Instagram
“E urrej atë”: ka shkruar në postimin tjetër modelja e njohur, e ku shihet ‘gjyshja’ në mes çiftit